U mbajt festivali Rock live 2017

Muzikë

U mbajt festivali Rock live 2017

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 10:28
Festivali Rock live 2017

Në kopshtin e Kino Lumbardhit, nën qiellin e hapur, të martën në mbrëmje, në organizim të studio Helix u mbajt festivali i Kuvendit Komunal të Prizrenit “Rock live”.

Para adhuruesve të Rock-ut, në një atmosferë me tinguj të jashtëzakonshëm të kësaj muzike, u paraqitën 6 Rock grupe, dhe veterani i rok muzikës kosovare Menan Kiseri.      

Në skenën e Kino Lumbardhit të përgatitur enkas për këtë festival  u paraqitën: Jehona Lumi & Pulse,

Albina Kelmendi & Band; Mentor Haziri & Kthejllu; Hithat; Ay Yildizlar dhe Ege Band.

E veçanta e mbrëmjes ishte paraqitja e Menan Kiseri me bendin. Menan Kiseri është njëri ndër rockerët e parë të Kosovës. Ai në skenë është për më shumë se 4 dekada dhe njihet për stilin e veçantë të muzikës së tij.

Ai para publikut prizrenas u paraqit me repertorin e këngëve të kompozuara nga ai, të cilat ishin hite nëpër vite.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat