Rita Ora dhe Dua Lipa nominohen në të njëjtën kategori në “Echo Awards” - Bota Sot
Rita Ora dhe Dua Lipa nominohen në të njëjtën kategori në “Echo Awards”

Muzikë

E enjte, 18 tetor 2018

Rita Ora dhe Dua Lipa nominohen në të njëjtën kategori në “Echo Awards”

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:28
Rita Ora dhe Dua Lipa

Emrat e këngëtareve shqiptare, nuk po mungojnë në asnjë event të madh artistik. Dua Lipa dhe Rita Ora në muajin prill do të marrin pjesë në ceremoninë “Germany’s Eho Awards”, atje ku janë të nominuar në të njëjtën kategori.

Kjo ceremoni do të mbahet në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin. Dua dhe Rita janë konkurrente për çmimin “Künstlerin international” apo “Artisti më i mirë ndërkombëtar”.

Në kategorinë “Artisti më i mirë ndërkombëtar” përveç Rita Orës dhe Dua Lipës të nominuara janë edhe këngëtaret e njohura Taylor Swift, Pink dhe Camila Cabello.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test