Kori i qytetit të Pejës me koncert recital - Bota Sot
Kori i qytetit të Pejës me koncert recital

Muzikë

E enjte, 18 tetor 2018

Kori i qytetit të Pejës me koncert recital

Më: 22 prill 2018 Në ora: 09:38
Pejë

Kori i qytetit të Pejës, të hënën me 23 Prill paraqitet me koncert recital në KINO “Jusuf Gërvalla”-Pejë duke filluar nga ora 20:00.

Ky event cilësohet si pre-koncert i udhëtimit të korit në festivalin ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy voix du monde” që mbahet nga 9-13 Maj në  Nnacy të  Francës, ku Kosova paraqitet për herë të parë në këtë festival.

“Natyrisht ky koncert për neve është shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që brenda një periudhe shumë të shkurt ne kemi aritur të ndërtojmë një program të nivelit të tillë, që nuk është aspak e lehtë, çdoherë duke ju referuar vullnetit të mire të koristëve”, tha Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

 Në këtë mbërmje do të paraqiten vepra të ndryshme të kompozitorëve të njohur botërorë. Në këtë mbrëmje do të shfaqet Premierë vepra e kompozitorit  kosovar “Siparantum” nga Kreshnik Aliçkaj, vepër e kompozuar enkas për këtë kor. Në mesin e shumë veprave të njohura do të jetë “Bohemian Rhapsody” nga Queen, që kësaj radhe vie nën interpretimin e Matej Karaqit në përcjellje të pianistit Agron Shujaku.

 Vitin e kaluar kori Siparantum është shfaqur në festivale dhe koncerte të ndryshme në Kosovë dhe Kroaci, me 26 prill kori do të paraqitet në kuadër të festivalit Post-DAM bashk me korin e shkollës së mesme të muzikës “Halit Kasapolli” nga Peja që mbahet në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test