Data e varrimit të Aretha Franklin, detajet rreth ceremonisë

Muzikë

Data e varrimit të Aretha Franklin, detajet rreth ceremonisë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 17:00
Aretha Franklin

Funerali i këngëtares së muzikës soul do të mbahet më 31 gusht në qytetin e saj të lindjes.

Përfaqësuesi i këngëtares tashmë të vdekur, tha se ceremonia do të mbahet në Detroit, shkruan The Guardian.

Gwendolyn Quinn ka thënë për “Associated Press” se funerali do të kufizohet me të pranishëm vetëm familjen dhe miqtë e saj.

Trupi i Franklin do të pushojë në varrezat e Woodlawn, ku gjithashtu u varros edhe babai i saj, motrat e saj Carolyn dhe Erma, vëllai i saj Cecil dhe nipi Thomas.

Këngëtarja 76 vjeçare e njohur si “Mbretëresha e soul”, vdiq të enjten nga kanceri pankreatik.

Karriera e saj zgjati shtatë dekada, ajo u bë e njohur për këngët “Respect”, “I Say A Little Prayer” dhe “Chain Of Fools”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat