​Sot nis faza e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave në Prishtinë

Prishtina

​Sot nis faza e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave në Prishtinë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 07:17
Ilustrim

Sot do të nis faza e dytë dhe e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave të reja në komunën e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Një shkollë do të ndërtohet në lagjen “Mat”, një në “Sofali” dhe një në “Vternik”.

Ai ka treguar janë 6 kompani të parakualifikuara sot do t’i dorëzojnë ofertat, ndërsa konferenca para ofertimit do të mbahet me 15 dhjetor.

“Nesër fillon faza e dytë dhe e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave (edhe një shtohet pas vlerësimit të rrezatimit) të reja. 6 kompani janë parakualifikuar dhe do ti dorëzojnë ofertat deri me 27 janar. Konferenca e para ofertimit mbahet me 15 dhjetor”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti thotë se tri shkollat që do të ndërtohen janë ndryshe nga shkollat tjera.

Megjithëkëtë Ahmeti veç ndërtimit të tri shkollave ka njoftuar edhe se një shkollë do të ndërtohet në lagjen “Arbëria”, por kjo shkollë siç tregon ai do të bëhet pas vlerësimi i rrezatimit nga bombardimet e rezervuarve të benzinës.

“Këto shkolla janë të ndryshme nga krejt shkollat tjera në planifikimin e hapësirës. Do të ndërtohen në Mat, Sofali dhe Veternik. E katërta në Arbëri te Komuna e re do të ndërtohet pasi të bëhet vlerësimi i rrezatimit nga bombardimet e rezervoareve të benzinës”, shkruan Ahmeti në “facebook”

Ai thotë edhe se është “Hera e parë në Kosovë që shkollat me sistemin PFI të bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat në financim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat