Shkolla “Meto Bajraktari” s’mban mësim, respekton thirrjen e SBAShK-ut

Prishtina

Shkolla “Meto Bajraktari” s’mban mësim, respekton thirrjen e SBAShK-ut

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:47
Shkolla “Meto Bajraktari”

Shkolla Fillore, “Meto Bajraktari”, në Prishtinë ka respektuar thirrjen e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Qeveria e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se do të mbahen mësimi i rregullt në shkollat e Kosovës. Mirëpo, me këtë vendim të ekzekutivit nuk po pajtohen në SBAShK. Të njëjtët e kanë shpallur këtë ditë, ditë pushimi.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se mësimdhënësit i kanë njoftuar nxënësit e gjatë ditës së premte sipas kalendarit të këtij viti se e hëna është pushim.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se qëndrimi i tyre është i njëjtë me atë të kryeministrit Hoti.

Nga kjo ministri kanë thënë se mësimi do të zhvillohet në të gjitha shkollat në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat