Zjarr i madh, pamje nga djegia e fabrikes në Prishtinë

Prishtina

Zjarr i madh, pamje nga djegia e fabrikes në Prishtinë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një fabrikë e qeseve plastike është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Siqevë të Prishtinës.

Rastin më herët e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 17:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri ende nuk është lokalizuar.Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, tha ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat