Sot dhe nesër, IKSHPK i teston qytetarët në shesh

Prishtina

Sot dhe nesër, IKSHPK i teston qytetarët në shesh

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:12
Foto Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se do të organizojë testime plotësuese për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, testimi do të bëhet më 29 dhe 30 dhjetor nga ora 9:30 deri në orën 13:00.

Marrja e mostrave të hundës dhe fytit do të bëhet në baza vullnetarët për qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR.

Në njoftim theksohet se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokolleve të IKSHPK-së nga ekipet me përvojë.

Teksa ka thënë se së fundmi ka rënie të rasteve të reja me COVID-19, IKSHPK-ja ka apeluar të gjithë qytetarët që të testohen për koronavirus.

Nga fillimi i pandemisë, deri tash në Kosovë janë regjistruar 50 mijë e 801 raste pozitive nga testimi i 180 mijë e 404 mostrave. 1317 persona kanë vdekur.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parrandalimin e COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.

Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat