​Dëmtohet gypi, tri lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Prishtina

​Dëmtohet gypi, tri lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:44
Gypi

Lagjia Hajvalia, Çagllavica dhe Veternik kanë mbetur pa ujë përshkak të dëmtimit të një gypi. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina”.

“Dëmtohet gypi i ujit me diametër 250 mm, shkak vërshimet, disa zona pa ujë. Para pak çastesh , është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali. Shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet. Pa ujë të pijshëm janë : Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik”, thuhet në komunikatën për media.

Shkak i natyrës së dëmtimit sanimi i problemit nuk do të bëhet deri nesër në mëngjes.

“Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes. Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes. Të dashur konsumatorë , situata e krijuar së fundmi , gjithandej vendit tonë na shqetëson të gjithëve, andaj të kemi mirëkuptimin e ndërsjellë”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat