Aksioni i Doganës në Prishtinë, sekuestrohen barna të kontrabanduara

Prishtina

Aksioni i Doganës në Prishtinë, sekuestrohen barna të kontrabanduara

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:51
Foto

Dogana e Kosovës sot ka zhvilluar një kontroll në pesë barnatore që gjenden përgjatë rrugës “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Pas kontrolleve zyrtarët doganor kanë hasur në barna që dyshohet se mund të jenë kontrabandë të cilat edhe janë sekuestruar.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se aksioni është kryer me qëllim të luftimit së kontrabandës dhe ekonomisë informale.

Ndërsa ka treguar se në fund të operacionit dogana do të bëjë publik një raport mbi rezultatin e operacionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat