Prishtinë: Sonte niveli i ajrit, më i keqi në botë

Prishtina

Prishtinë: Sonte niveli i ajrit, më i keqi në botë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 22:43
Prishtinë

Natën e sotme niveli i ajrit në Prishtinë është më i keqi në mbarë botën.

Sipas IQAir, niveli i ajrit në Prishtinë është më i keqi dhe lë pas vetës Sofian e Bullgarisë dhe Kolkatën e Indisë.

Pas këtyre vendeve për nga cilësia e keqe e ajrit rradhiten: Dhaka e Bangladeshit, Lahore e Pakistanit dhe Dehli i Indisë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga detajet e ndara nga ‘Politico’ prej kabllogramit drejt Uashingtonit pak ditë më parë, është ankuar për nivelin e ajrit të ndotur.

“Edhe para COVID-19, Kosova është vend i vështirë për të shërbyer, me ndotje të lartë të ajrit, pak hapësira të gjelbërta, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe me infrastrukturë të keqe”, thuhet në kabllogram. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat