Nga nesër në qendrën e Prishtinës nis aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës

Prishtina

Nga nesër në qendrën e Prishtinës nis aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Nga e enjtja do të nisë aplikimi i çmimores së re për parkimin e veturës në vendparkimet publike në zonën qendër në Prishtinë.

Kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, ka njoftuar se në zonën qendër do të jetë një euro ora e parkimit të veturës.

Ndërsa banorët rezidentë të kësaj zone të kryeqendrës do të duhet të paguajnë 10 euro muajin me mundësi që vendparkimin e veturës së tyre ta kenë të sigurt.

Nëse një familje posedon më shumë se një veturë, atëherë për makinën e dytë duhet të paguajë më shtrenjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat