Rimbursimi me 50-100 euro, komuna e Prishtinës ndan mbi 400 mijë euro!

Prishtina

Rimbursimi me 50-100 euro, komuna e Prishtinës ndan mbi 400 mijë euro!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës deri më tani ka rimbursuar me nga 50 ose 100 euro, 7 mijë e 930 persona, ndihmë kjo në kuadër të Pakos për qytetarët e infektuar me Covid19.

“7930 persona deri më tash janë rimbursuar me 50 ose 100 euro nga komuna e Prishtinës deri më datën 18 shkurt”, thuhet në përgjigjen e komunës 

Tutje, Komuna e Prishtinës bën me dije se janë edhe 1mijë e 884 persona në pritje të disbursimit të mjeteve.

Sipas të dhënave për shumën e lartpërmendur kanë aplikuar 22 mijë e 600 persona.

“22600 persona deri më tani në total kanë aplikuar. Nga këta – 19781 janë nën moshën 65 vjeq, dhe 2819 janë prej moshës 65 vjeç e më shumë”.

Ndërkohë që shuma totale e disturbuar deri më tash është 467 mijë e 100 euro.

Ndërkohë që vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë kanë rezultuar pozitiv me Covid19 gjithësej 233 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat