Prishtina rregullon varrezat, hap tender 250 mijë euro

Prishtina

Prishtina rregullon varrezat, hap tender 250 mijë euro

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka hapur një tender për rregullimin e varrezave dhe hapësirave.

Për këtë komuna ka planifikuar të shpenzoj 250 mijë euro.

Sipas njoftimit, afati i fundit për pranim të tenderëve është më 2 prill deri në ora 13:30.

Ndryshe vite më parë, Prishtina ka hasur në probleme me uzurpimin e pronave të varrezave për të investuar në varrezat e qytetit.

Komuna kishte paraparë edhe investimet kapitale në rregullimin e shtigjeve brenda varrezave, si dhe rrethimin e gjithë hapësirës.

E si do të investohet këtë vit në këto varreza mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat