Tahiri: Kandidimi i Haradinajt për kryetar të Prishtinës, tregon seriozitetin e tij ndaj kryeqytetit

Prishtina

Tahiri: Kandidimi i Haradinajt për kryetar të Prishtinës, tregon seriozitetin e tij ndaj kryeqytetit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:26
Besnik Tahiri dhe Daut Haradinaj

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kandidimi i Daut Haradinajt për Kryetar të Prishtinës tregon seriozitet e vullnet të madh ndaj Kryeqytetit. Ai përmes një postimi në Facebook tha se AAK ka arritur të bëjë Prishtinën me status ligjor.

“Ky kandidim tregon se pos që besuam, e arritëm ta bëjmë Prishtinën me status ligjor Kryeqytet, tashmë kemi kandidatin që mund ta bëjë së funksionuari të tillë”.

“Prishtina, me sot e ka gjetur luftëtarin e saj dhe Kryetarin e saj që mund të ballafaqohet me sfidat, por edhe guxon ta bëjë ndryshimin”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Nominimi e kandidimi i Daut Haradinajt për Kryetar të Prishtinës, tregon seriozitetin e vullnetin e madh të tij ndaj Kryeqytetit. Ky kandidim tregon se pos që besuam, e arritëm ta bëjmë Prishtinën me status ligjor Kryeqytet, tashmë kemi kandidatin që mund ta bëjë së funksionuari të tillë.

Prishtina, me sot e ka gjetur luftëtarin e saj dhe Kryetarin e saj që mund të ballafaqohet me sfidat, por edhe guxon ta bëjë ndryshimin. Jo vetëm se i gëzohem, por kjo e bënë dyfish më të madh përkushtimin e angazhimin tim në përkrahje!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat