350 punëtorë shëndetësorë të Prishtinës janë vaksinuar kundër COVID-19

Prishtina

350 punëtorë shëndetësorë të Prishtinës janë vaksinuar kundër COVID-19

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka dhënë detaje rreth asaj se si është duke shkuar procesi i vaksinimit kundër COVID-19.

“Deri tani në kujdesin parësor të tonë janë vaksinuar 350 punonjës shëndetësor të Komunës së Prishtinës.

Kompetencat rreth organizmit këtij procesi i takojnë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ne si Komunë kemi ofruar bashkëpunim të njëjtë si me ministrin e tanishëm të Shëndetësisë, ashtu edhe me ministrin e kaluar të Ish-Qeverisë Hoti”.

Gashi, sa i përket premtimit të dhënë nga kjo Komunë për ndarjen e 50 eurove për secilin person që e ka kaluar COVID-19, ai ka thënë se deri tani janë paratë janë ndarë gati ndaj 10 mijë qytetarëve të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat