Fotografi të rralla: Kështu dukej hyrja e Prishtinës para disa viteve

Prishtina

Fotografi të rralla: Kështu dukej hyrja e Prishtinës para disa viteve

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:59
Prishtina

Në rrjetet sociale ekzistojnë disa fotografi të vjetra të hyrjes së Prishtinës nga Veterniku. Fotografitë janë shkrepur 30 vite më parë.

Së pari duhet dhënë një sqarim rreth emrit Veternik. Thuhet që rrjedh nga fjala “vetar” që nga gjuha kroate do të thotë “erë”, pra një vend që fryn era.

Rruga që vjen nga Veterniku në drejtim të qendrës së Prishtinës, njihet si një rrugë me pjerrtësi të madhe dhe dikur ishte shumë e vështirë vozitja në këtë pjesë.

Në imazhet e ruajtura shihet rruga me kalldrëm dhe ndërtimet e pakta në atë pjesë dhe një gjelbërim anash kësaj rruge.

Sot kjo pjesë është e mbi ndërtuar dhe nuk ka fare gjelbërim.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi se si dukej sot Veterniku dhe si duket tani.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat