​Rrënohet një mbi ndërtim te “Bregun i Diellit” në Prishtinë

Prishtina

​Rrënohet një mbi ndërtim te “Bregun i Diellit” në Prishtinë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një mbi ndërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është rrënuar të enjten.

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit në Prishtinë ka njoftuar se nuk janë respektuar vendimet ani pse njëherë ishin ndërprerë këto punime.

“Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit. Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfilluar nga pala. Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç'rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin.

Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat