KEDS para mesnatës ka një njoftim të rëndësishëm për banorët e “Kodrës së Trimave”

Prishtina

KEDS para mesnatës ka një njoftim të rëndësishëm për banorët e “Kodrës së Trimave”

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

KEDS ka njoftuar se si pasojë e një defekti në kabllon nëntokësore të tensionit të mesëm, një pjesë e lagjes Kodra e Trimave aktualisht është pa energji elektrike.

"Ekipet tashmë janë në terren.

Pas lokalizimit të defektit kanë filluar menjëherë punimet për sanimin e tij dhe shumë shpejt pritet të rikthehet furnizimi për konsumatorët e afektuar.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.", thuhet në njoftimin e KEDS.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat