“Masakra” urbane e radhës në Prishtinë, qytetari i revoltuar alarmon për prerjen e pishave nga komuna e Shpend Ahmetit

Prishtina

“Masakra” urbane e radhës në Prishtinë, qytetari i revoltuar alarmon për prerjen e pishave nga komuna e Shpend Ahmetit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka paraparë që fusha e gjelbertë tek Fakulteti Teknik të  ndahet hapësira për ndërtimin e ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Mirëpo ky propozim po kundërshtohet nga një qytetar i Prishtinës.

Ai ka kërkuar nga këshilltarët komunal që të votohet kundër pika 3 e rendit të ditës në mbledhjen e 7 majit, ku parashihet të miratohet ky propozim.

Qytetari i revoltuar ka treguar se lagjia ‘Mati1’, një pjesë e lagjes ‘Bregu i Dielli’, ajo e ‘Ulpianës’ përdorët nga familjarët si pikë rekreative.

Më posht ua sjellim postimin e plotë:

#KËRKESË/LUTJE PUBLIKE
Këshilltarëve të Kuvendit, Komuna e Prishtinës
Agim Kuleta, Netja Bejta, Jeta Rafuna, Egzon Azemi, Arbër Vokrri Besnik Mujeci Leonora Shabani Bajraktari Leutrim Retkoceri Sami Boroci Blerand Stavileci Valbona Pula Petrovci
Mimoza F Sylejmani Nazlie Bala 
Të nderuar, 
Ju lutem votoni KUNDËR, në pikën nr.3, të rendit të ditës në mbledhjen e rradhës më 7 maj 2021! 
Nëse, parku me pisha mrapa Klinikës Pediatrike të QKUK-së është toka që do të propozohet t’i ipen në shfrytëzim Ambasadës Gjermane, ju lutem votoni KUNDËR! 
Unë që po ju shkruaj jam banor i lagjes Mati, rruga “Muharrem Fejza”, në Prishtinë! 
Prishtina duke u zgjeruar pa plan dhe me ndërtime të egra është betonizuar pothuajse tërësisht. Shumë lagje të reja, siç është lagjja ku banoj unë, kanë mungesë të madhe të hapësirave të gjelbërta. 
Ne, lagjja “Mati 1 (lagjja e spitalit)”, një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” si dhe lagjja “Ulpiana”, si hapsirë rekreative, si park familjar e shfrytëzojmë fushën e gjelbër nën fakultetin teknik! Kjo fushë gjendet afër “Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”,  pra përballë hapsirës që ekzekutivi i Komunës tonë e ka ndarë për ndërtimin e objektit të ri për Ambasadën e Gjermanisë! 
Të nderuar, hapsira e dedikuar për ndërtimin e objektit të ambasadës në fjalë, është e mbjellur me pisha dhe janë shumë sosh! Ato janë të rritura dhe janë tejet të rëndësishme për ajrin dhe ambientin rreth tyre. Meqë më lartë e ceka  rëndësinë e gjelbërimit në Prishtinë, mungesën e tij, prerja e këtyre pishave do ta degrandonte edhe më tej këtë çështje! 
Siç mund ta dini, ajo hapsirë është ngjitur me spitalin e qytetit, gjegjësisht krejt ngjitur me repartin e pediatrisë! Mendojeni  se sa shumë ndikon prania e atyre pishave në shërimin e fëmijëve! 
Për fund, Kryetarit të Komunës dhe “vazalëve” të tij:
Hiqni dorë nga kjo hapsirë, në emër të ambientit, në emër të shëndetit, fëmijëve dhe të moshuarve dhe në emër të vlerave evropiane! 
Sinqerisht dhe me besim në reflektimin tuaj, 
Dren Shahini
Banor i lagjes “Mati 1”, Prishtinë
[email protected]

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat