Asgjësohet mall i skaduar në vlerë prej 11 mijë eurosh në Prishtinë

Prishtina

Asgjësohet mall i skaduar në vlerë prej 11 mijë eurosh në Prishtinë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:12
Asgjësohet mall i skaduar në vlerë prej 11 mijë eurosh në Prishtinë

Mall i skaduar në vlerë prej mbi 11 mijë eurosh është asgjësuar gjatë së premtes nga dyqanet në kryeqytet. Kështu ka njoftuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Tahiri ka shkruar edhe se Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, kjo në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që veprojnë njësoj.

“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro.

Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”, shkruan Tahiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat