Daut Haradinajt nesër pritet t’i bashkohet një personalitet i rëndësishëm në Prishtinë

Prishtina

Daut Haradinajt nesër pritet t’i bashkohet një personalitet i rëndësishëm në Prishtinë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:27
Daut Haradinaj

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës në Prishtinë pritet ta ketë nesër një aderim të rëndësishëm, i cili do të jetë edhe pjesë e listës për Asamblenë Komunale.

Ballkani.info mëson se bëhet fjalë për një figurë nga një familje me zë në kryeqytet.

Ndryshe, që nga 18 marsi, Daut Haradinaj, e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të komunës së Prishtinës. Daut Haradinaj gjithashtu ka kohë që ka filluar t’i shpalos pikat kyçe të programit të tij për Prishtinën.

Disa nga premtimet e tij që kanë zgjuar interes tek publiku janë, pagesa në shumën prej 500 për familje për çdo lindje të një fëmije, si dhe ndërtimi i Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës, në fshatin Llukar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat