Prishtinë: Rikthehet furnizimi me ujë në këtë rrugë

Prishtina

Prishtinë: Rikthehet furnizimi me ujë në këtë rrugë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Një gjë e tillë është bërë nga vetë kompania nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’, derisa është falënderuar ekipi i mirëmbajtjes e operimit të rrjetit.

“Sot në orën 20:00 përfunduan punimet teknike, intervenimi në gypin fi 200 mm në rrugën ” Tirana” në Prishtinë. Furnizimi me ujë është rikthyer tashmë”, thuhet në njoftim.

“Falënderojmë ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit  për punën e suksesshme dhe të pandërprerë për tetë orë!”.

Përgjatë mesditës, kompania ka njoftuar për intervenim të një gypi në rrugën “Tirana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat