Hoxha: Duhet të ndryshojmë mendësinë e metrave katror në Prishtinë

Prishtina

Hoxha: Duhet të ndryshojmë mendësinë e metrave katror në Prishtinë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 23:55
Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se kandidati i partisë së saj Uran Ismaili është i duhuri për kryeqytetin.

Hoxha në Edicionin Speical tregoi se diskutimet që ka pasur me Ismailin për Prishtinën e kanë shtyer që hyjë në PDK.

“Ismaili ka shpreh vullnetin e tij për Prishtinën tash e sa kohë dhe diskutimet me të kanë qenë ato që më kanë shty që të hi në PDK. Për shkak të rrethanave në parti kohëve të fundit dhe dinamikës së brendshme se a do të kemi konventë apo jo se kemi pas të qartë se kush çka dëshiron të bëj”.

“Teksa zotimi i Ismailit ka qenë që do të fokusohet 100 përqind për Prishtinën dhe të bëjë më të mirën për të”.

“Nuk flas para kohe por besoj se Prishtina ka nevojë për një logjikë të re për ta qeverisur dhe për t’i përfshirë qytetarët sa më shumë. Ne kemi nevojë për një kryetar që ta rrënjëzoj idenë e qytetarizmit tek secili dhe jo të ndërtimit të banesave. Duhet të ndryshojë mendësia e metrave katrorë në Prishtinë”.

“Pasi kështu kemi krijuar një qytet që shumë pak është i jetueshëm” tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat