Dardan Sejdiu tregon a do t’i hyjë garës për Prishtinën

Prishtina

Dardan Sejdiu tregon a do t’i hyjë garës për Prishtinën

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 23:48
Dardan Sejdiu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Dardan Sejdiu e pranon se do të donte të ishte udhëheqës i komunës së Prishtinës. Sejdiu i cili shërbeu në komunë nga 2014 deri më 2017 tregon se cili kandidat është ideali për të udhëhequr në kryeqytet.

“Për shkak të angazhimit tim në komunë të Prishtinës nga 2013-2017, edhe pse shumë prej qytetarëve ende mendojnë se jam në komunë unë më 2017 në qershor jam larguar nga komuna për të vazhduar angazhimin si deputet”, tha Sejdiu.

“Për shkak të angazhimit në komunë ka pasur shumë diskutim rreth emrit tim, për faktin se unë gjatë atyre 3 vjetëve e gjysmë sa kam qenë në komunë konsideroj që e kam bërë një punë të mirë’, shtoi ai.

“Edhe sot e them publikisht, nëse ka diçka që më intrigon në politikë, që do të më kthente në angazhim publik është një ambicie për të udhëhequr Prishtinën për dy arsye: e para, mendoj se Prishtinës i duhet kandidat, ndoshta në këtë garë do të ketë të tillë, nuk e di, ka një kandidaturë që po më intrigon”, tha Sejdiu.

Por Sejdiu nuk planifikon t’i hyjë garës në zgjedhjet e tetorit.

“Në këto gara jo sepse duhet platformë. Do ta angazhohem me ndërtu një platformë për Prishtinën”, theksoi ai.

“Prishtinës i duhet një kryetar/e që nuk ka ambicie tjera. Pra gjatë mandatit e ka veç një ambicie, Prishtina”. Prishtinës i duhet dikush që angazhohet 365 ditë të vitit 24 orë në ditë për të udhëhequr me Prishtinës”, theksoi Sejdiu.

“Për mua një kandidat për kryetar i cili del e qet plane të vizatume, fotografi të mira, imazhe të bukura s’ka çka garon. Kandidati i cili nuk e ka Prishtinën në shpirt e zemër s’ka çka garon. Nëse Prishtinën e ke trampolinë mos garo”, theksoi ai.

‘Në garë duhet me hy njerëz që e kanë pernime”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat