Komuna e Prishtinës siguron 40 mijë doza të insulinave, 1270 u shpërndan vetëm sot

Prishtina

Komuna e Prishtinës siguron 40 mijë doza të insulinave, 1270 u shpërndan vetëm sot

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Qytetarë të shumë të Prishtinës të cilët vuajnë nga diabeti sot ia kanë mësyrë barnatores së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, kjo pasi tashmë kjo farmaci është furnizuar me 40 mijë doza të insulinave të cilat kanë munguar tash e disa muaj.

Prej këtyre 40 mijë dozave deri në orën 15:00 u shpërndanë rreth 1270 shiringa të insulinave për të cilat qytetarët u detyruan t’i blinin në farmacitë private, por edhe jashtë Kosovës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi tha se fal një kontrate vetanake të Komunës e cila kap shifrën e rreth 200 mijë eurove kanë arritur që të furnizohen me insulina.

Ai tha se fondet për këtë kontratë janë siguruar nga Fondi për situate emergjente.

Gashi: Jemi furnizuar me rreth 40 mijë insulina

“Sot jemi furnizuar me rreth 40 mijë shiringa me insulina dhe tani janë dy lloje të insulinave, ajo me veprim të mesëm dhe ajo me veprim të shpejtë. Shumica janë me veprim të shpejtë të mesëm sepse konsumi është i tillë qytetarët kanë nevojë për to më shumë, numri i tyre në baza mujore është rreth 5 mijë e 500 deri në 6 mijë. Këto i kemi marr qysh sot i kanë kushtuar komunës së Prishtinës pak më pak se 200 mijë euro. Fonde të cilat i kemi ndarë që i kemi pas fonde rezervë për situate emergjente në rast ët nevojave t tilla apo të ngjashme të tilla. Arsyeja e kërkesave të shumta 4-5 muajve të qytetarëve dhe pamundësia e tyre që në sektorin privat t’i sigurojnë insulinat të këtyre dy insulinave na ka shtyrë që të marrim këtë vendim dhe të mbulojmë sado pak këtë nevojë të domosdoshme”, tha Gashi.

Gashi tutje ka treguar se me këto doza të insulinave që tashmë kanë siguruar, furnizimi për insulinovarësit është i mundur për 5 muaj.

Ai tha se këto insulina do të shpërndahen vetëm për banorët e kryeqytetit.

Gashi: Për 5 muaj i kemi siguruar insulinat

“Njëri lloj nëse nuk gaboj është pesë muaj ndërsa lloji tjetër është 3 muajve t fundit ne kemi pasur disa rezerva të insulinës me veprim të shpejt me të cilat I kemi mbuluar mos furnizimet 2-3 mujore të tyre tani normalisht që kemi marr këto me fondet tona dhe shpresoj që për 5 muajt e ardhshëm do të kemi mjaftueshëm, derisa departamenti farmaceotik MSh do të sigurojë që të rikthejnë në listën esenciale këto lloje të insulinës”, thekoi Gashi.

E blerja e këtij kontingjenti të insulinave i ka gëzuar shumë pacientët që vuajnë nga diabeti, të cilët në pamundësi të furnizimit nga Barnatorja Kryesore e QKMF janë detyruar t’i sigurojnë vetë.

Vuan që 30 vite nga diabeti, por tash e sa muaj i detyrua t’i blejë vetë insulinat për të cilat ka shumë nevojë. Isuf Rexhaj thotë se sot i mori 8 shiringa të cilat i mjaftojnë për 1 muaj.

Ai ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që nuk po siguron insulina për këto pacientë, por në anën tjetër e ka lavdëruar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Rexhaj: Në Kukës kam shkuar për të blerë insulina

“I mora sa më duhen 8 copa, unë e kam diabetin që 30 vite më duhen sasi më e madhe….Kam blerë në Kukës kam shkuar dhe kam marr, kam pasur pak që më kanë tepruar nga muajt e mëhershëm me ato të Kukësit jam arnuar….37 kanë kushtuar 5 copa….Këto për 1 muaj i kam….Ky është dështim total i këtij ministrit…. Fatbardhësisht Shpendi në 8 vitet e tij një punë e ka bërë pozitive si kryetari i komunës që unë mund ta vlerësoj”, tha ai.

Edhe Ejup Murati u furnizua me doza të mjaftueshme për 1 muaj me insulina. Ai thotë se duke mos pasur insulina në sektorin farmaceotik publik djali i tij u detyruar t’i dërgoj nga Gjermania.

Murati: Tash u furnizova me 36 doza, më mjaftojnë për rreth 1 muaj

“Tash njëri më tregoi sepse nuk e kam ditur….I mora 12 edhe 24 po bëjnë 36…Asnjë 1 muaj nuk më dalin…Kemi blerë ku mundeshim për mbi 10 euro më pak se 10 euro nuk kam mundur me gjet….Mi kanë dërguar nga Gjermania djali me autobusa”, tha ai.

Tash e dy muaj nuk ishte furnizuar me insulina as Sahit Shala i cili thotë se mezi ia ka dal për t’i siguruar dozat e nevojshme.

Shala: Mirë që erdhën, kemi blerë deri tani

“Tash që dy muaj nuk kemi marr tani i morëm, mirë që na kanë ardhur…I mora 5…për 1 muaj janë të parapara…. Pak kemi pasur rezerva dhe pak i kemi blerë e kemi kaluar”, u shpreh ai.

Pacientët që vuajnë nga diabeti tash e sa muaj janë detyruar që t’i sigurojnë vetë insulinat, pasi Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka arritur t’i sigurojë ato edhe pse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për KosovaPress ditë më parë ka paralajmëruar se shumë shpejt QKMF-të e Kosovës do të furnizohen me llojet e insulinave, por që kjo ende nuk ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat