Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, organizuan sot aksion në lagjen Dardania

Prishtina

Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, organizuan sot aksion në lagjen Dardania

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rastin në fjalë, pala pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdhesës së objektit kolektiv - pa leje përkatëse.

Inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme.

Meqë pala nuk ka përfilluar vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është inicuar edhe kallëzim penal.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t'i barten palës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat