Sipas AP-së Prishtinasit nuk e durojnë të nxehtin, këtu po e gjejnë flladin

Prishtina

Sipas AP-së Prishtinasit nuk e durojnë të nxehtin, këtu po e gjejnë flladin

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Një valë e nxehtë në Kosovë ka detyruar qindra qytetarë që jetojnë në Prishtinë të kërkojnë fllad e ujë të ftohtë, teksa temperaturat tejkaluan 36 gradë Celsiusin të mërkurën.

Qindra banorë janë drejtuar te Parku i Gërmisë për t’i ikur të nxehtit të madh të verës në qytet dhe për të shijuar flladin në pishinën e hapur të qytetit.

Temperaturat në Kosovë ishte parashikuar të arrinin deri në 37 gradë Celsius, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që apeloi te qytetarët të shmangin kontaktin me rrezet e diellit në periudhën 09-17.

Mendim Rugova, meteorolog, ka shpjeguar se rajoni i Ballkanit është prekur nga një valë e nxehtë që nga fundi i qershorit, me temperaturat që kanë kaluar 40 gradë Celsiusin në Mostar të Bosnje e Hercegovinës.

“Që nga 2007-a këto ndoshta janë temperaturat më të larta që kemi përjetuar. Në atë vit, po ashtu nga ndryshimi klimatik, kishim temperatura të larta. Dhe kjo, mendoj, se po ndodh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, pjesë të Evropës dhe në Rusi ku po ashtu Moska ka regjistruar temperatura rekorde në qershor”, ka thënë ai për Associated Press.

Faton Kelani, pronar i një kafeneje në Gërmi, ka thënë po ashtu se kjo ka qenë periudha më e nxehtë në 15 vjetët e fundit në Kosovë.

“Sidomos këtë javë, po përjetojmë temperatura rreth 40 gradë Celsius, andaj ka kaq shumë njerëz nga qytetir që vijnë në Gërmi sepse këtu ajri është shumë më i freskët se në qytet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat