​Ismaili: Të gjithë duhet t’i ndihmojmë familjet dhe bizneset e prekura prej reshjeve

Prishtina

​Ismaili: Të gjithë duhet t’i ndihmojmë familjet dhe bizneset e prekura prej reshjeve

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:49
Foto

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve në kryeqytet, ka thënë se kohëra të tilla nuk kërkojnë kritika por bashkëpunim më të madh mes komunës dhe qytetarëve.

Ai ka postuar një foto në Facebook ku shihej pjesa e sheshit “Ibrahim Rugova”, dhe rrugës “Agim Ramadani”, ku ka shkruar se shiu i sotëm ka dëmtuar lagje të tëra në Prishtinë.

“Nuk po du me u marrë me kritikë sepse pamjet flasin vet. Por komuna duhet me kërku ndihmë nga të gjithë ne nëse nuk ka kapacitet me menaxhu këtë situatë.

Kohëra të tilla kërkojnë bashkëpunim ma të madh mes komunës dhe qytetarëve, sepse veç bashkë e ndreqim. Familjet, bizneset dhe të gjithë ata që janë prekë prej reshjeve duhet me u ndihmu menjëherë dhe nga të gjithë”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat