Në Prishtinë hapet Festivali Olimpik “Tokio 2020”

Prishtina

Në Prishtinë hapet Festivali Olimpik “Tokio 2020”

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Këtë të premte është hapur Festivali Olimpik “Tokio 2020” i cili do të mbahet deri më 8 gusht në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Këtë të premte është hapur Festivali Olimpik “Tokio 2020” i cili do të mbahet deri më 8 gusht në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Festivali i organizuar nga KOK do të zhvillohet gjatë kohës kur në Tokio të Japonisë do të mbahen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Gjithë qëllimi i festivalit është promovimi i sportit në të cilat Kosova do të përfaqësohet në “Tokio 2020”.

Nënkryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Eugen Saraqini në ceremoninë e hapjes së festivalit i cili u shpreh se shpreson se fëmijët që ishin pjesëmarrës në këtë festival në të ardhmen ta përfaqësojnë Kosovën në lojërat olimpike.

Saraqini: Shpalli Festivalin e hapur, përkrahje maksimale ndaj sportistëve tanë në Tokio 2020

"Më lejoni që të transmetoj një përshëndetje nga Tokio në emër të presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës që tashmë gjendet atje, dhe së shpejti do të filloj garat Olimpike. Është kënaqësi e vërtetë që ky Festival mbahet në të njëjtën kohë kur edhe Lojërat Olimpike, gjatë këtyre ditëve respektivisht deri me datën 8 gusht kur edhe luhen Lojërat Olimpike. Andaj më lejoni t'i përshëndes të gjithë atletët të cilët do të marrin pjesë në prezantimin e sporteve te tyre, por gjithashtu i përshëndes edhe këta kalamaj këtu dhe prindërit e tyre dhe shpresojmë që një ditë prej këtij mesi do të dalin atletë që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike", tha Saraqini.

Drejtori i Departamentit të Sportit Fitim Arifi, i cili iu uroi suksese sportistëve ksoovarë që po përfaqësojnë Kosovën në LO “Tokio 2020”, ku edhe tha që do të shpresojnë për fitore.

Arifi: Suksese në “Tokio 2020”, shpresojmë për medalje

"Në emër të Departamentit të Sportit përkatësisht Ministrisë për Kulture Rini dhe Sport iu përgëzoj për organizimin e Festivalit Olimpik i cili do të mbahet gjatë gjithë kohës sa do të zgjasin Lojërat Olimpike dhe nga këtu ne iu urojmë sukses atletëve tanë të cilët e përfaqësojnë Kosovën në Tokio dhe shpresoj që të kthehemi me medalje. Gjithashtu dëshiroj të iu uroj edhe të gjithë fëmijëve të cilët janë prezent këtu dhe shpresoj që një ditë edhe këta do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike", tha Arifi.

Për fund, fjalën e morri edhe drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës Fitim Rexha, i cili tregoi që do të ketë përkrahje nga institucionet dhe veçanërisht nga Komuna e Prishtinës që të kemi sa më shumë sportistë në Lojërat Olimpike të ardhshme.

Rexha: Do t’i përkrahim të gjithë unanimisht në “Tokio 2020

"Urojmë që në Lojërat Olimpike të ardhshme do të kemi edhe më shumë sportistë dhe përkrahja nga institucionet dhe veçanërisht nga Komuna e Prishtinës, nga Drejtoria e Sportit, nuk do të mungojë asnjëherë", tha Rexha.

Organizimin e Festivalit Olimpik e ka bërë Komiteti Olimpik i Kosovës në partneritet me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe tetë Komitete të tjera të fuqishme botërore.

Festivali do të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” me dy termine gjatë ditës, njërin prej orës 09:00 deri në 12:00 dhe pas dite nga ora 18:00 deri në 21:00.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat