Rruga te “Muharrem Fejza”, flet Daut Haradinaj - ja çfarë thotë

Prishtina

Rruga te “Muharrem Fejza”, flet Daut Haradinaj - ja çfarë thotë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:17
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë më video parregullësit e mëdha të rrugës ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet.

Ai ka thënë se është e pa arsyeshme zvarritja e punimeve në këtë rrugë dhe se me shumë të drejtë banorët kanë protestuar më parë, po ashtu ai ka thënë se duhet përshpejtim i punimeve dhe duhet respektuar afati kontraktual.

Në fund Haradinaj është shprehur se përditshmëria e banorëve të kësaj lagjeje është e rënduar skajshmërisht.

Postimi i plotë:

E pa arsyeshme zvarritja e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”.

Me shumë të drejtë banorët ditë më parë protestuan! Duhet përshpejtim i punimeve dhe respektim i afateve kontraktuale.

Përditshmëria e banorëve të kësaj lagje është e  rënduar skajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat