Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të shtyhet mësimi edhe 2 javë për shkak të pandemisë

Prishtina

Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të shtyhet mësimi edhe 2 javë për shkak të pandemisë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës kanë kërkuar shtyrje e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.

Sipas komunikatës për medie, ata kanë kërkuar që fillimi i mësimit të shtyhet për dy javë.

Reagimi i plotë:

Reagim për fillimin e mësimit më 1 shtator

Ne, kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës, duke u bazuar në shkallën e përhapjes së pandemisë, më e rënda në vend prej fillimit; si për nga numri i infektimeve e i vdekjeve ditore, por edhe zgjerimi i prekjes nga virusi i të gjitha moshave pa përjashtim, llogaritur edhe rrezikshmërinë shtesë të variantit Delta, gjykojmë se fillimi i mësimit më 1 shtator me prezencë të plotë në shkolla është tejet i rrezikshëm dhe me potencial të lartë të pasojave në shëndetin e jetën e fëmijëve tanë por edhe gjithë familjeve. Dëmet mund të jenë edhe shumë më të rënda nëse kapacitet trajtuese, edhe ashtu tashmë të limituara, nëpër spitale shterohen.

Përveç gjithë këtyre, ende nuk kemi vaksinim të fëmijëve nën moshat 16-vjeçare, duke qenë kjo kategori e pambrojtur.

Duam të kujtojmë këtu se (me qëllim parandalues) mësimi është shtyrë në rrethana shumë më të lehta të pandemisë.

Andaj, kërkojmë që, nëse gjendja nuk përmirësohet dukshëm, fillimi i mësimit me prezencë fizike në shkolla të shtyhet. Shtyrja mund të jetë 1+1 javë, varësisht situatës me pandemi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat