Ja kur nis faza e gjashtë e dezinsektimit në Prishtinë

Prishtina

Ja kur nis faza e gjashtë e dezinsektimit në Prishtinë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Më 6 shtator në Prishtinë do të fillojë faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor, që do të vazhdojë deri më 11 shtator.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Më 6 shtator nga ora 19:30 do të fillojë dezinsektimi në Aktash, Park të Qytetit, Qytetëza Pejton, Lakrishte, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellushë, Tophane e Mramor.

Image

Ndërsa më 7 shtator do të dezinsektohen lagjet Dardania, Arbëria, Shkabaj, Ulpiana, më pas Zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat