Mbyllet Parku i Gërmisë, Ahmeti thotë se po evitohet rreziku nga ariu

Prishtina

Mbyllet Parku i Gërmisë, Ahmeti thotë se po evitohet rreziku nga ariu

Nga: M.L. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se është mbyllur përkohësisht Parku i Gërmisë. Deri te ku vendim, sipas Ahmetit erdhi për shkak të shmangies së rrezikur potencial, pas njoftimit të Policisë se brenda parkut është vërejtur një Ari.

“Mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë. Të nderuar qytetarë, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial. Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari. Ariu nuk është pjesë e "Parku i arinjve"”, u shpreh ai.’

Ahmeti potencoi se me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.

“Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj”,përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat