Prishtina i bashkohet solidarizimit karshi fëmijëve me kancer

Prishtina

Prishtina i bashkohet solidarizimit karshi fëmijëve me kancer

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 22:06
Biblioteka Kombëtare

Kryeqyteti sonte i është bashkuar thirrjes globale për solidarizim karshi fëmijëve me kancer.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar se secila dritë e ndezur në Bibliotekën Kombëtare sonte, le të jetë dritë e shpresës për këta fëmijë.

Postimi i plotë:

Çdo vit qindra e mijëra fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me sëmundjen e kancerit. Fëmijët e Kosovës nuk përjashtohen nga të prekurit. 

Muaji shtator është muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin tek fëmijët.

Prishtina sot i bashkohet thirrjes globale për solidarizim me të gjithë fëmijët viktima të kësaj sëmundje dhe ata që po luftojnë për jetën. 

Secila dritë e ndezur në Bibliotekën Kombëtare sonte, le të jetë dritë e shpresës për këta fëmijë.

#prishtina?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat