​Në “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”, bëhet thirrje për përdorimin e biçikletave

Prishtina

​Në “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”, bëhet thirrje për përdorimin e biçikletave

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:48
Foto

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHDI) bashkë edhe me komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. Ditë kjo që synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha tha se tregoi se qëllimi i këtij aktiviteti është që të promovohet më shumë lëvizja pa makina dhe që të gjithë qytetarët të praktikojnë lëvizjen pa mjete motorike.

Çavdarbasha: Qëllimi është që të promovojmë më shumë lëvizjen pa makina

"Qëllimi kryesor është që të promovojmë më shumë lëvizjen pa makina domethënë që të gjithë qytetarët të fokusohen dhe të përdorin mjete të cilat nuk janë motorike, por mjet të cilat janë zero ose pak ndotje në mjedis e që kjo është shumë e rëndësishme për në për arsye se tash po afrohet edhe sezone e dimrit dhe vjeshtës, ku temperaturat veçse fillojnë me u ul edhe ku ndotja e mjedisit edhe ndotja e ajrit në të gjitha komunat e Kosovës po është shumë e lartë. Duke pas parasysh që çdo dit është duke u rrit numri i popullatës edhe zhvendosja e tyre prej fshatrave nëpër qytete është shumë e madhe, atëherë sa më shumë që përdorim mjete motorike që nuk shkaktojnë ndotje që është për shembull biçikleta dhe mjetet e tjera apo transporti publik do të ndihmonin që të reduktohej ndotja e mjedisit,” ka deklaruar ajo.

Kurse Shpend Sopa nga Organizata Joqeveritare tha se kjo ditë shënohet me qëllim për përmirësimin e ajrit, ku për nder të kësaj po shënohen aktivitete me biçikleta, dhe ecja e lirë.

Sopa: Sot po festojmë njërën nga ditët më të rëndësishme mjedisore

"Sot po festojmë njërën nga ditët më të rëndësishme mjedisore e cila është ajo e ditës pa makina e cila shënon edhe kulmin e mbylljes së javës evropiane të lëvizshmërisë ku në mbi 1500 qytete të ndryshme është provuar të promovohet shfrytëzimi i transportit publik, transportit alternativ, ecjen e lirë si dhe përdorimin e biçikletave. Kjo ditë shënohet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, mjedisit po ashtu mirëqenien fizike dhe shëndetësore tonë. Për nder të kësaj dite shënohen aktivitete të ndryshme si aktivitete me biçikleta, ecja e lirë e kësi lloje të ndryshme,” ka potencuar Sopa.

Për më tepër Berat Radovica udhëheqës i “merakli të biçikletave” ka treguar se në këtë vit ky aktivitet është organizuar më ndryshe se herët e tjera për shkak të pandemisë.

Ku po ashtu shton se vitin tjetër shpreson se ky aktivitet do të mbahet me më shumë ditë

Rakovica: Sot është dita pa makina këtë aktivitete e organizojnë që s disa vite me radhë

“Sot është dita pa makina këtë aktivitete e organizojnë që s disa vite me radhë, kësaj here nuk e kemi blloku qytetin për shkak të kushteve jo të përshtatshme pra që është pandemia besojmë se vitin e ardhshëm do të jenë tjera situata nuk do të jetë vetëm një ditë pa makina por do të jenë shumë ditë të tjera, nuk do të ketë nevojë organizimi i eventeve të tilla pasi që shpresojmë kanë mu krijua kushtet për çiklistet në rrugë,” ka thënë Radovica.

Ku kjo ditë që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat