Kandidati i AKR-së premton zgjerim të rrugëve në Pejton

Prishtina

Kandidati i AKR-së premton zgjerim të rrugëve në Pejton

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:35
Gëzim Mehmeti

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Gëzim Mehmeti, vizitoi lagjen “Pejton”.

Ai para banorëve të kësaj lagje shpalosi programin 4 vjeçar dhe projektet që do të realizohen gjatë kësaj periudhe kohore.

Mehmeti u zotua para qytetarëve se do të bëjë zgjerimin e rrugëve në nëntë metra, ndërtim të një institucioni të ri parashkollor dhe rregullimin e shtigjeve të biçikletave, njofton Klankosova.tv.

Kandidati paraqiti edhe një pikë tjetër të programit, çështjen e varrezave të qytetit, ku tha se nëse nuk menaxhohet tani, pas 16 vitesh Prishtina nuk do të ketë më hapësirë si dhe shtoi se e ka planin e detajuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat