Haradinaj flet për teleferikun e Dragodanit: Nuk është projekt imagjinar

Prishtina

Haradinaj flet për teleferikun e Dragodanit: Nuk është projekt imagjinar

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 00:37
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani, ka folur teleferikun e Dragodanit, për të cilin tha se nuk është projekt imagjinar.

Haradinaj tha se për çdo projekt që është prezantuar para opinionit është projekt real i realizueshëm.

“Për çdo projekt që ne e kemi prezantuar para opinionit, nuk ka qenë projekt imagjinar”, është shprehur Haradinaj.

Ai tha se ky projekt ka kosto të vogël, kushton më pak se një milion euro.

“Teleferiku është një projekt modest, simbolik, me një kosto jashtëzakonisht të vogël, që s’e kap vlerën një milion”, ka thënë Haradinaj.

“Ky projekt nuk është krejt ide personale e imja, ka qenë më herët, por nuk është zbatuar. Do të ishte një nder për lagjen e Dragodanit”, ka thënë Haradinaj.

“Pse ne duhet t’i çojmë fëmijët në shtetet tjera, t’u pasur parasysh që kemi këtu një rekreacion dhe njëkohësisht të shfrytëzohet nga banorët e lagjes, pensionistët, ku mund ta shihni se në çfarë kushte lëvizin ajo lagje gjatë dimrit kur ka ngrica”, thotë Haradinaj.

Krejt në fund, Haradinaj tha se ky projekt do të realizohej brenda tre muajve.

“Realizimi i projektit do të ndodhte për tre muaj”, shtoi Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat