Ismaili thotë se krijimi i hapësirave të gjelbëra është nevojë për të gjithë

Prishtina

Ismaili thotë se krijimi i hapësirave të gjelbëra është nevojë për të gjithë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:11
Uran Ismaili

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka premtuar krijimin e rripit të gjelbër për të ndërlidh lagjet e kryeqytetit me hapësira të gjelbëra.

Në një konferencë për medie, pretendenti për kryetar të Prishtinës tha se krijimi i hapësirave të gjelbëra është nevojë për të gjithë.

"Do të bëjmë rripin e gjelbër që ndërlidh lagjen me hapësirat ekzistuese të gjelbëra dhe të tjera që do t'i krijojmë.

Aty do të ketë sistem modern të ujitjes", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat