Uran Ismaili bashkë me qytetarë ndreqin një park në Arbëri

Prishtina

Uran Ismaili bashkë me qytetarë ndreqin një park në Arbëri

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 13:54
Uran Ismaili

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon fushatën e tij, duke rregulluar gjëra nëpër Prishtinë.

Së bashku me disa qytetarë, ai këtë herë ka ndrequr një park në Arbëri.

“Bashkë me qytetarët e Arbërise e ndreqëm një park të vogël në mes të banesave.

Mungonte ndriçimi publik prandaj vendosëm 6 drita të mëdha reflektor. Mbollëm 70 lule si dhe i ndreqëm disa ulëse. Krejt këto e kemi bo bashkë për 1 ditë, veç paramendoni çka mundemi me bo bashkë për 4 vjet”, ka shkruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat