Uran Ismaili vazhdon edhe natën kampanjën 24 orëshe

Prishtina

Uran Ismaili vazhdon edhe natën kampanjën 24 orëshe

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 23:46
Uran Ismaili

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po e vazhdon kampanjën e tij 24 orëshe në Prishtinë.

Fushata e Ismailit po vazhdon edhe në këto orë të mbrëmjes, ku ai po vazhdon takimet e vizitat në institucionet e ndryshme të kryeqytetit, të cilat punojnë pandërprerë.

Në kuadër të fushatës 24 orëshe, të cilën e ka emërtuar “24 orë Kryetar” Ismaili ka takuar pensionistët, shoqatën e taksive, KB Prishtina, të rinjtë vullnetarë, menaxhmentin e Trafikut Urban, ndërmarrësit e jCoders e LabBox, qytetarët e Arbërisë e Tophanës para të cilëve ka nënshkruar zotimet e tij për rregullimet që do t’i bëjë nëpër lagje e shumë takime të tjera ndërmjet.

Ndërsa tani në orët e mbrëmjes, ai ka thënë se do të takojë punëtorët shëndetësor, zyrtarët e rendit dhe sigurisë në qytet, ekipet e zjarrëfikësve, ekipet emergjente si dhe punëtorët e pastrimit të qytetit.

Ismaili sot herët në mëngjes ka mbajtë një konferencë për media përmes të cilën e ka paralajmëruar kampanjën e pandërprerë 24 orëshe, për të simuluar funksionimin e qytetit dhe shërbimeve që i duhen Prishtinës brenda 24 orëve rresht.

“Po filloj një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëzit që e lëvizin këtë qytet. Kjo është një sfidë personale edhe për mua. Por, unë jam i shtyrë nga bindja ime e fortë: që puna e Kryetarit dhe kujdesi ndaj qytetit është 24 orë në ditë e 7 ditë në javë. Për mua nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë transformimin e madh të qytetit” ka thënë Ismaili.

“Në 24 orët e ardhshme do të takoj përfaqësues të institucioneve publike, shoqatave, qytetarë të zakonshëm që punojnë ditë e natë për qytetin tonë. Dua të di nga afër shqetësimet e tyre aktuale, dhe zgjidhjet e tyre gjithashtu. Kjo është puna që duhet të bëjë një kryetar i mire”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat