​Mehmeti i AKR-së zotohet: Hajvalia do t’i ketë të gjitha shërbimet

Prishtina

​Mehmeti i AKR-së zotohet: Hajvalia do t’i ketë të gjitha shërbimet

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:45
Gëzim Mehmeti

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, iu ka premtuar bashkëqeverisje banorëve të lagjes Hajvalia në kryeqytet.

Mehmeti, në një tubim elektoral në këtë zonë, tha se Hajvalia do t'i ketë Shtëpinë e Kulturës, çerdhen dhe të gjitha shërbimet tjera administrative gjatë mandatit të tij qeverisës.

Mehmeti: Kemi ndërtuar 45 rrugë dhe rrugica në Hajvali

“Kemi ndërtuar 45 rrugë dhe rrugica, ju duket pak, por nuk është mjaft, krahasim me mandatin dhe punën që kanë bërë në të kaluarën është shumë më shumë. Kemi iniciuar procedurën për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës, e cila do të ketë 420 vende. Kemi iniciuar ndërtimin e çerdhes me 240 vende në Hajvali. Nënkryetari dhe unë kemi insistuar dhe kemi arritur që unaza që ka qenë e hartuar në vitin 2007-2010 të kalojë përmes Hajvalisë që i bie aty te përrocka, në drejtim të Zllatarit dhe gjykatës”, tha ai.

Ai tha se banorët e Hajvalisë do të kenë më të lehtë nxjerrjen e dokumenteve dhe certifikatave, pa ardhur fare në qytet.

Mehmeti: Zotohem se në Hajvali do të keni gjitha shërbimet

“Zotohem se në Hajvali do të keni shërbime që ju mos të vini në Prishtinë (qytet) të humbni kohë, përveç shërbimeve online, duke përdorur teknologjinë informative, por edhe fizikisht këtu do të keni mundësinë të bëni nxjerrjen e certifikatave të ndryshime të gjitha llojit. Ne e kemi në plan që këtë ta bëjnë gjatë 100 ditësh-it të mandatit”, shtoi Mehmeti.

Përkrahje ndaj Mehmetit, kërkoi edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili kritikoi edhe Qeverinë Kurti për mos punë.

Pacolli: Po bëhen 1 vit të qeverisë, unë s’kam pa ende një tullë që është vënë mbi tjetrën

“Po bëhet gati 1 vit të kësaj qeverie, unë nuk e ka pa, nëse ka pa dikush të tregoj, nuk ka pa ende një tullë që është vënë mbi një tullë tjetër. S’kam pa një metër rrugë që është kryer, apo një urë që është rindërtuar prej vërshimeve të kaluara. Unë nuk kam pa. Nëse dikush prapë dëshiron me kërku atë votë, është punë e qytetarit me mendu, s’qitet vota për djalë të mirë, apo djalë i keq. Por qitet vota për atë çka është në gjendje me bërë”, theksoi Pacolli.

Në këtë tubim elektoral u kërkua vota edhe për kandidatët për asamble komunale të AKR-së nga Hajvalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat