“Ngufatja e Prishtinës” – Vitia tregon planin për të “shpëtuar” nga tollovia e trafikut

Prishtina

“Ngufatja e Prishtinës” – Vitia tregon planin për të “shpëtuar” nga tollovia e trafikut

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 00:36
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV - Arben Vitia

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka treguar planin e tij për të “shpëtuar” nga tollovia e trafikut si problem i përditshëm me të cilin përballen qytetarët, njofton Shqip.com.

Në “Debat Pernime” Vitia tha se nevojitet intervenim i menjëhershëm për të pasur rezultate konkrete në këtë problem.

Ai përmendi edhe planin e mobilitetit nga kompania angleze “McDonald”, i cili përgjatë qeverisjes së tij me kryeqytetit do t ëhy në implementim.

Tollovia në trafik është rezultat i një serie të problemeve brenda një zingjiri të madh të mobilitetit të qytetit. Nevojitet intervenim i menjëhershëm, radikal, për të gjitha shtresat e këtyre problemeve për të pasur rezultate konkrete. Plani i mobilitetit nga kompania angleze McDonald do të implementohet dhe të zgjerohet tutje për të përfshirë edhe lagjet si Mati 1, Kalabria, Arbëria. Kodra e Trimave dhe Medrese”, tha ai.

Ai tregoi se një ndër masat që do të ndërmarrin është krijimi i katër parkingjeve në hyrje të qytetit me rreth dy mijë e 600 hapësira të reja për parkim

Masat e menjëhershme që do t’i marrim është sipas planit origjinal të vitit 2017, katër parkingje në hyrje të qytetit me dy mijë e 600 hapësira të reja për parkingje”.

E dyta me rregullimin e masës së parë së bashku me ndalimin e parkimit në trotuare ku qytetarët do të kenë mundësi të qarkullojnë lirshëm në këmbë, duke ulur kështu edhe përdorimin e makinave, masa e tretë është transporti publik”, tha ai. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat