Haradinaj: Suksesi i Vitisë vjen si rezultati i punës së Deharit, që ky tash s’e përmend

Prishtina

Haradinaj: Suksesi i Vitisë vjen si rezultati i punës së Deharit, që ky tash s’e përmend

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 20:57
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, ka thënë se suksesi i kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Arben Vitisë, vjen si rezultat i punës së aktivistit të ndjerë të kësaj partie, Astrit Deharit.

Madje, Haradinaj nuk heziton të thotë se të ndjerin Astrit Deharin, tashmë Arben Vitia nuk e përmend fare.

“Astrit Dehari ka qenë një prej njerëzve kryesorë që e ka bërë planifikimin dhe rregullimin e shërbimeve shëndetësore në kryeqytet. 80% të asaj pune e ka bërë në baza vullnetare sepse unë e kam pasur mik personal”, tha Haradinaj.

“Suksesi i Arben Vitisë si drejtor i Shëndetësisë është për shkak të Astrit Deharit, që tash ky (Vitia) s’e përmend fare”, shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat