Uran Ismaili prezanton 100 vendimet e tij për 100 ditët e para të qeverisjes

Prishtina

Uran Ismaili prezanton 100 vendimet e tij për 100 ditët e para të qeverisjes

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:12
Uran Ismaili prezanton 100 vendimet e tij për 100 ditët e para të qeverisjes

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga PDK-ja Uran Ismaili ka prezantuar sot 100 vendimet e tij në 100 ditët e para të qeverisjes.

Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prishtinën me plan, përkushtim, energji dhe vullnet, pa u ndalur asnjëherë, raporton Ekonomia Online.

Këto 100 vendime janë zotimi im se do të punoj me bashkëpunëtorët në komunë dhe me qytetarët e Prishtinës që brenda 100 ditëve të kemi një qytet më të pastër e më të sigurt për të gjithë. Do të punojmë me administratën publike dhe të gjithë ata që do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre planeve”, ka thënë Ismaili.

Që kur kam filluar rrugëtimin tim për Prishtinën kam thënë një gjë: ne nuk do të ankohemi por do të shohim përpara që Prishtina të bëhet qytet që konkurron me të ardhmen. Plani për një Prishtinë të gjelbër, digjitale dhe destinacion është i arritshëm. Problemet bazike të Prishtinës do të zgjidhen brenda dy viteve të para të qeverisjes”, ka thënë ai.

Ismaili ka thënë se bashkë me ekipën do të punojnë në realizimin e projekteve vizionare që do të rrisin kualitetin e jetës në Prishtinë si dhe do të rrisin shpirtin komunitar në qytet.

Edhe në kohët më të vështira, Prishtina ka ditë me triumfu ndaj të keqes. Prandaj jam i bindur që me ndihmën e qytetarëve të Prishtinës do ta kthejmë Prishtinën në një qytet ku ne do të ndihemi të lumtur dhe do të ndërtojmë të ardhmen.  Sot zotohem këtu para jush që Prishtina jonë do të jetë shembull i punës, i angazhimit dhe i dashnisë për qytetin dhe njëri tjetrin. Sepse Prishtina na bashkon!”,ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat