Uran Ismaili mesazh emocional qytetarëve: Falemnderit dhe votoni për Prishtinën që na bashkon!

Prishtina

Uran Ismaili mesazh emocional qytetarëve: Falemnderit dhe votoni për Prishtinën që na bashkon!

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:33
Uran Ismaili

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka përmbyllur fushatën e tij me një fjalim emocional përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ismaili ka falënderuar nga zemra Prishtinën për përvojën e jashtëzakonshme të kësaj fushate.

Ju falënderoj për idetë, mesazhet mbështetëse, ju falënderoj që më ftuat në shtëpitë tuaja, që më besuat! Ju falënderoj për të gjithë dashurinë, pëlqimet e zemrat në rrjetet sociale, ju falënderoj për përshëndetjet e sirenat në rrugë. Ju falënderoj që i bëtë pesë muajt e fundit, më të mirët e jetës sime. Tani është koha për ta vënë gjithë këtë entuziazëm, këtë energji e këtë shpresë në mbështetje me 17 Tetor.”, ka shkruar Ismaili.

Të dielën voto 177, voto për Prishtinën që na bashkon! Prishtinë, ma gjallë, ma gjallë!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat