Haradinaj: Lidhja e Vitisë me VV-në ndikon në zgjedhje

Prishtina

Haradinaj: Lidhja e Vitisë me VV-në ndikon në zgjedhje

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 22:17
Arben Vitia, Daut Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se sikur Arben Vitia të kandidonte si i pavarur, as asambleist s’do të bëhej.

“Sa i përket Albin Kurtit nuk është ai i cili do të kandidojë për kryetar të komunës të Prishtinës, është Arben Vitia por që lidhja e tij me partinë VV ndikon”.

“Nëse flasim për Arben Vitinë ai s’do të kishte mundësinë të bëhej as asamblist le më të bëhej kandidat komunal, por që partia e lidhë atë dhe se duhet të jetë i gatshëm të përballet edhe me kritika.” u shpreh Haradinaj.

Kujtojmë se në bazë të një sondazhi të publikuar sot në media, Daut Haradinaj është radhitur i katërti në Prishtinë me hiç më shumë se 3.8 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat