Votimet në shkollën “Meto Bajraktari”, qytetarët presin ndryshime

Prishtina

Votimet në shkollën “Meto Bajraktari”, qytetarët presin ndryshime

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:43
Në shkollën “Meto Bajraktari”

Në shkollën “Meto Bajraktari”, të drejtë vote kanë 7 mijë e 993 votues. Kjo qendër është hapur me kohë dhe janë bërë të gjitha përgatitje për respektimin e masave anti-Covid.

Qytetarët që kanë votuar qysh në orët e herët të mëngjesit presin ndryshime nga këto zgjedhje. Çaush Bajrushi tha se gjithçka ka shkuar në rregull dhe presin ndryshime nga këto zgjedhje.

“Po kemi votuar, procesi ishte në rregull, presim ndryshime kanë premtuar shumë se di sa do t’i realizojnë”, tha Çaush Bajrushi.

Ndryshime pret edhe bashkëshortja e tij, Hava Bajrushi.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve:

Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;

Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat