​Në Prishtinë sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Prishtina

​Në Prishtinë sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Në Komunë e Prishtinës sot do të fillojë administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.

Qytetarët e Prishtinës vaksinën mund ta marrin sot duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 19:00.

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se vaksinim do të bëhet në sallën “1 Tetori”.

Prioritet për vaksinim do të jenë punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65-vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatëzanat dhe fëmijët me imunitet më të dobësuar.

Njoftimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Njoftim rreth vaksinimit kundër gripit sezonal! 

Nesër me datë 28 tetor 2021, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.

Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët e Prishtinës nga ora 08:00 deri në ora 19:00 në sallën 1 Tetori.

Grupet me prioritet për vaksinim janë:

- Punëtorë shëndetësor 

- Personat mbi moshën 65 vjeç 

- Personat me sëmundje kronike 

- Shtatzënat 

- Fëmijët me imunitet të dobësuar

Ju lusim të paraqiteni për vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat