Përparim Rama: Kodrën e Trimave e shoh si ‘Porta e Qytetit’

Prishtina

Përparim Rama: Kodrën e Trimave e shoh si ‘Porta e Qytetit’

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 16:30
Përparim Rama

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë konferencës së sotme për medie, prezantoi projektin e tij “Tullëtorja”, i cili do të përfaqësojë të arriturat më të mëdha të rigjenerimit të qytetit të Prishtinës.

Rama, në konferencën për medie ka thënë se “Kodra e Trimave” është zonë me traditë të rëndësishme në historinë e vendit tonë të para dhe gjatë luftës.

“Duke shërbyer si qendër universitare dhe mjekësore, “Kodra e Trimave”, dikur është quajtur ‘kështjellë’ duke qenë në radhët e para të qëndresës”, ka thënë Rama.

Në kuadër të projektit për rigjenerimin e qytetit, Rama, parasheh edhe rigjenerimin e “Kodrës së Trimave”.

“Shndërrimi i “Tullëtores” në Muze të Artit Modern, parkingu nëntokësorë si dhe platforma urbane që lidh “Kodrën e Trimave” me qendrën e qytetit do të shërbejë si fillimi i zhvillimit të kësaj pjese, e cila ka probleme me pronësi, mungesë të hapësirave të gjelbëra dhe mungesë të qendrës së kulturës e probleme të tjera ndërlidhëse”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, projektet do të kryhen në faza të ndryshme gjatë periudhës kohore prej 1 deri në 8 vite, dhe se ky projekt do të kushtojë 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat